Site icon PORTALB

Itali, përplasen dy trena 70 të plagosur

Itali, përplasen dy trena 70 të plagosur

Një përplasje mes dy trenave në metronë e Kaljarit është verifikuar pranë stacionit “Centro commerciale”.

Në incident, që sipas zjarrfikësve ka ndodhur me një shpejtësi të ulët, kanë mbetur të plagosur rreth 70 pasagjerë. Policia njofton se dy makinistët janë në gjendje të rëndë. Njëri mbeti mes hekurave në kabinën e drejtimit, por është liruar nga zjarrfikësit.

Policia e Kaljarit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, sepse të dy trenat ndodheshin mbi të njëjtin binar në drejtime të kundërta. Megjithatë, sipas inxhinierëve, dyshimet e para janë për një gabim njerëzor.

Exit mobile version