Site icon PORTALB

Temat për bisedë dhe pyetje, nuk janë njësoj

[Recension: Shilegovi nuk e di se Zaevi i kishte dy javë pyetjet për intervistën në Kanal 5?!]

Kronikën e recensojmë në bazë të propozimit të një lexuesi tonë, i cili me të drejtë konstaton se: “Ka dallim ndërmjet temave për bisedë dhe pyetjeve që dihenë që më parë.”

Linku deri te artikulli origjinal: Shilegovi nuk e di se Zaevi i kishte dy javë pyetjet për intervistën në Kanal 5?!

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2016

Data e recensionit: 15.01.2016

Recensues: Аna Anastasovska

SHILEGOVI, APO KRONIKA ËSHTË LARG TË VËRTETËS?

Që në titull, me një dozë të konsiderueshme të ironisë parashtrohet pyetja: si nuk e paska ditur zëdhënësi i LSDM-së se lideri i tij i paska pasur pyetjet për intervistën në Kanal 5 dy javë më parë? Mirëpo menjëherë në vazhdim në kronikë jepet vlerësimi se është “larg të vërtetës”, deklarata e Shilegovit se “Zaevi ka qenë në intervistë me pyetje të paporositura”.

Mirëpo, në fakt, kush është larg të vërtetës? Nëse kronika shihet me kujdes, do të shihet se mu ky material është larg të vërtetës.

Në fakt, në të thuhet:

Pyetjet iu dërguan zotëri Zoran Zaevit që në fund të vitit të kaluar, ndërsa në ndërkohë asnjëra nga pyetjet nuk u ndryshua, as nuk u plotësua.

Shikuesve u ofrohet edhe një printscreen nga ftesa që i është dërguar kryetarit të LSDM-së më 26 dhjetor 2015. Mirëpo, në të janë theksuar temat për të cilat do të bisedohet, e jo pyetjet.

E temat për bisedë dhe pyetjet, megjithatë, nuk janë njësoj. Dhe kjo gjë dihet në gazetari, vetëm se kjo kronikë dëshiron që me çdo kusht ta sulmojë Shilegovin dhe prandaj vë shenjë të barazisë.

Exit mobile version