Site icon PORTALB

Prej mbrëmë filloi skijimi i natës në Kodrën e Diellit

Kodra e Diellit, adhuruesit e skijimit shijojnë pasionin e tyre edhe gjatë natës

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”, prej mbrëmë filloi me skijime të natës në teleferikun “Teteks 1” dhe “Teteks 2” nga ora 19 deri në orën 22.

Këtë siç informojnë nga “ELEM Turs” e mundësoi bora e re që tani arrin deri në 40 centimetra.

Nga atje informojnë se çmimet për skijime të natës janë të njëjta si vitin e kaluar, ndërsa përdoruesit e biletave sezonale nuk duhet të blejnë bileta të veçanta, pasi janë të vlefshme edhe për skijime të natës.

Exit mobile version