Në Parlamentin britanik dje filloi debati treorësh lidhur me atë nëse kandidatit republikan për president të SHBAsë, Donald Tramp duhet t’i ndalohet hyrja në Britani të Madhe.
Deputetët debatuan rreth peticionit, i cili është nënshkruar nga 574.000 qytetarë, pas thirrjes së Trampit që t’u ndalohet myslimanëve hyrja në SHBA. Zëdhënësi i Trampit deklaroi se kjo paraqet “shpenzim absurd” të kohës së deputetëve.
Në rend dite të Parlamentit ndodhet edhe kundërpeticioni, i nënshkruar nga 43.000 njerëz, në të cilin theskohet se ndalesa e tillë do të ishte jologjike.