Site icon PORTALB

Rikthehet në Kosovë shpëtimtari Robertson

George Robertson

George Robertson, ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili kthehet për vizitë në Kosovë pas 16 vitesh, do të mbajë sot një ligjëratë në Kolegjin Universum.

Përveç kësaj ai do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, duke qenë se njihet si një nga mbrojtësit e mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s,  si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, gjatë të martës Robertson do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Lord George Robertson, rikthehet në Kosovë pas 16 vitesh, pasi që ai kishte vizituar vendin në vitin 2000, kur kishte takuar klasën politike të atëhershme, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version