Site icon PORTALB

Der Spiegel: Shkupi një qytet i zhytur në kiç

Der Spiegel: Shkupi një  qytet i zhytur në kiç

Der Spiegel: Shkupi një qytet i zhytur në kiç

Shkupi ka pikë të re referimi, një statujë 30 metra të lartë me një çmim prej 10.5 milion euro. Statuja në sheshin e Shkupit, në zemër të qytetit është po aq autentike sa edhe ndërtimi i “Kanal Grande” në Las Wegas. Jo shumë larg prej këtu paraqiten heronjtë tjerë të historisë turbulente maqedonase, jo çdo herë të punuar mirë, shkruan reporter i “Der Spiegel”.

Transformimi nuk ka përfunduar. Në shumë ndërtesa mund  të shihen skelet e ndërtimit. Ndërtesat marrin “glazurë” të re.  Mediat lokale në mënyrë diplomatike e quajnë  ketë “Barok”, apo neoklasicizëm, ndërsa kritikët e arkitekturës flasin për kiç historik, transmeton Portalb.

Partia qeverisëse, nacional – konservatore, VMRO-DPMNE, transformimin radikal e quan “Shkupi 2014”. Zyrtarisht, projekti ku përfshihen: Teatri i ri, ndërtesat administrative dhe Porta Triumfale, kushton 207 milion euro. Sipas kritikëve, kjo nuk është e mundur.

Ata mendojnë se pseudo-baroku, kushton dyfish më tepër. Flitet për keqpërdorime të mëdha dhe thyerje të ligjit gjatë ndarjes së kontratave për ndërtimin e statujave. Por, mediat maqedonase janë shumë të ndrojtura, me kritika të shumta mund të kushtojë vendi i punës.

VMRO-DPMNE tash një kohë të gjatë i mban mediat nën kontroll, thotë një gazetar i cili
dëshiron te jetë anonim. Stili monumental i projektit “Shkupi 2014”, nuk është pa qëllim, ajo përkujton një regjim autoritar.

Papunësia dhe ekonomia katastrofale

Më tej në reportazh, “Der Spiegel”, informon edhe për burgosjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski, mbylljen e mediumeve kritike ndaj qeverisë si dhe një numër të kritikave që qeveritarët maqedonas i kanë marrë nga përfaqësuesi i OSB-së, për lirinë e mediave, Dunja Mijatviç si dhe nga organizatat tjera të mediave. 

“Der Spiegel”, thekson se gjendja ekonomike në vend, nuk krijon kushte për ndërtimin e portave triumfale. Numërohet gjithashtu, numri i madh i papunësisë që në mesin e të rinjve arrin deri në 50 për qind si dhe pagat e ulta me të cilët edhe ata që punojnë mezi mbyllin muajin. Në reportazhin e “Dr Spiegel”, potencohet edhe gjendja e rëndë nëpër spitale dhe universitete, por qeveria si duket ka prioritete tjera, shkruan magazine gjermane, transmeton Portalb.

Me një dozë ironike, magazina gjermane i  informon lexuesit e saj për statujën e “Prometheut”, i cili në fillim ka qenë “lakuriq”, pastaj ka fituar “brekë”. 

Nëpërmjet arkitektëve të ri, Boro Gaxhovski dhe Filip Dubrovski, Spiegel edhe më tutje e tregon historinë e Shkupit pas tërmetit dhe planin e arkitektit japonez për rindërtimin e tij.
Qendra tregtare e qytetit, konsiderohet si bastion i fundit i arkitekturës së kaluar, të cilën sot e mbrojnë dhjetëra të rinj të cilët i  kundërvihen planit të qeverisë që të vendos fasadë të stilit barok.

Për lexuesit e saj “Der Spiegel”, ofron fotografi nga projekti “Shkupi 2014”. Në legjendën e këtyre fotove, shkruhet se, “koncepti artistik i qeverisë së VMRO-së, është i orientuar miqësisht ndaj kuajve”.

Exit mobile version