Site icon PORTALB

Vulgariteti nuk ka vend në lajm

[Recension: Vëllai i Artan Grubit e quan Ermira Mehmetin “k….”]

Ndonjëherë tekstet e botuara nga mediat online, edhepse të shkurtër, mund të kenë gjëmën e madhe. Thonë se për të dalë nga vetja dhe për t’u mbuluar nga turpi nuk do shumë mund, thjesht vulgarizo gjuhën dhe i hap rrugë instinktit për të vepruar.


Linku për te artikulli origjinal: “Vëllai i Artan Grubit e quan Ermira Mehmetin “kurvë””

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2016

Data e recensionit: 14.01.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Teksti në fjalë përbëhet nga tre rreshta të vetëm, i cili thotë:

“Fjalor rrugaçësh, akuza të ndërsjella dhe etiketime të ndryshme ofenduese e karakterizojnë të folurit e funksionarëve të BDI-së. Në Maqedoni është bërë normë edukate, apo trend i ditës për politikanët tanë fjalori i ndyrë, fjalori kriminal dhe denigrues për kundërshtarët politikë.”

Përdorimi i fjalëve banale dhe vulgare nuk është pjesë e gazetarisë profesionale. Në raste të tilla ato përshkruhen. Nga ana tjetër jo çdo ofendim ka dhe peshën e lajmit. Në këtë rast, nëse vlerësohet se megjithatë përplasje të caktuara kanë dhe uinteres publik, një gjë e tillë duhet trajtuar me profesionalizëm dhe jo fokusi të jetë tek ofendimet.

Elementet joprofesional të tekstit:

Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

“Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.”

 

Exit mobile version