Site icon PORTALB

Corby jep propozim interesant në lidhje me ISIS-in

Lideri i laburistëve në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, ka propozuar që Qeveria britanike të mbajë kontakt me grupin terrorist ISIS në mënyrë që t’i jepet zgjidhje konfliktit në Siri.

“Mbase dialogu është termi i gabuar për ta përdorur. Mendoj se mund të kuptojmë se cilat janë pikat e tyre të forta, pikat e tyre të dobëta dhe ku mund ta sfidojmë ideologjinë e tyre. Besoj se qeveritë fqinje janë në kontakt me ISIS-in”, ka thënë Corbyn.

Ai për BBC-në ka thënë se disa shtete të Lindjes së Mesme është e qartë se tashmë janë në kontakt me grupin militant, dhe sipas tij ka mënyra për të depërtuar deri te lidershipi i organizatës, transmeton kp.

Ai rikujtoi se gjatë konflikteve me talebanët dhe Ushtrinë Republikane Irlandeze, Britania e Madhe ka mbajtur komunikim me ta.

Exit mobile version