Site icon PORTALB

Gazetarja rrëfim prekës: Dikur më vinte turp pse mami im shiste fruta-perime, sot më dhemb shpirti nga kjo pamje

Gazetarja Fiori Dardha

Gazetarja Fiori Dardha ka reaguar mbi një foto të shpërndarë në mediat sociale ku duket se si policia e shtetit i bllokon veprimtarinë një shitësi ambulant, përmes një  mesazhi të ndjerë në facebook.

Ajo rrëfen se edhe prindërit e saj janë shitës ambulantë dhe se falë punës së tyre është rritur , shkolluar e plotësuar çdo dëshirë e saj dhe së motrës.

“Më dhemb në shpirt kjo pamje”, shkruan gazetarja në facebook duke iu referuar fotos.

Gazetarja tregon presionin që kanë ndeshur prindërit e saj, shitës ambulantë, përballë policisë bashkiake, vetëm sepse nuk paguan një gjobë.

“2 jave me pare u ndesha me syte e perlotur te mamit tim, pasi kishte marre nje gjobe nga punonjesit e policise bashkiake. Nxitoi madje ta paguante per te qene ne rregull me shtetin. Me tregonte sesi 3-4 punonjes policie e kishin rrethuar e i thonin se duhej te ndjehej me fat qe po i vinin vetem nje gjobe dhe nuk po i sekuestronin peshoren e mallin”, shkruan Dardha.

Sipas saj, shitësit ambulantë jane shkelësit më të vegjël të ligjit në këtë vend!

“Ka te tjere shkeles qe duhen ndeshkuar, nga ata duhet filluar”.

 

Exit mobile version