Site icon PORTALB

Chelsea barazon në sekondat e fundit

Momenti gjatë shënimit të golit

Momenti gjatë shënimit të golit

Evertoni ishte duke fituar me rezultat 2:0 deri në minutën e 64’tër me golat e Mirallas dhe autogolin e John Terry, para se Diego Costa e Fabergas të barazojnë gjithçka brenda dy minutave për t’i dhënë shpresa skuadrës së Hiddink.

Më pas, Ramiro Funes Mori shokoi gjithë stadiumin duke shënuar për 3:2 në minutën e 90’të të takimit që u mendua se ky do të jetë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Mirëpo kështu nuk mendoi qendërmbrojtësi John Terry i cili barazoi gjithçka në këtë takim në minutën e 99’të të ndeshjes duke e shpëtuar kështu skuadrën e tij nga humbja.

Exit mobile version