Site icon PORTALB

Tajvani për herë të parë me presidente femër

Tsai Ing-Ven

Tajvani do të ketë për herë të parë në histori një presidente femër.

Në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ku ashtu siç ishte parashikuar nga sondazhet, fituese u shpall kandidatja femër e opozitës Tsai Ing-Ven.

Zgjedhja e saj si presidente është një fitore e madhe për Partinë Demokratike Progresive të Tajvanit, e cila është për Pavarësi nga Kina.

Tsai Ing-Ven ka lënë pas kandidatin e partisë në pushtet Kumintang, parti e cila është kritikuar për dështimin në planin ekonomik dhe se ka lëvizur shumë afër Kinës.

Kina e konsideron Tajvanin provincë të ndarë dhe ka kërcënuar se do ta kthejë nën sovranitet edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Exit mobile version