Tubohet Opozita: s’ka kthim prapa deri në dorëheqjen e Qeverisë PDK-LDK!

Udhëheqësit e tri partive opozitare kanë mbledhur simpatizantët e tyre në Pallatin e Rinisë në qendër të Prishtinës.

Fillimisht, në sallë është lëshuar një dokumentar për të treguar qëndrimet e Qeverisë lidhur me marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi.

Opozita ka mbajtur protesta për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe si dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj: PDK-LDK armiqësuan qytetarët deri në vëllavrasje, sot po bashkëqeverisin

Ramush Haradinaj ka thënë se PDK dhe LDK kishin armiqësuar qytetarët deri në vëllavrasje ndërsa tash janë duke qeverisur bashkë. Ai ka thënë se opozita e bashkuar do të vazhdojë të protestojë në numër më të madh.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë, në tubimi e opozitës në Prishtinë, ka treguar se më 9 janar janë bërë bashkë sepse kanë kauzë të drejtë.

Haradinaj ka thënë se “9 Janari është diçka e re. Jemi bërë bashkë dhe i kemi dhënë fuqi kauzës tonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo mënyrë e të qenit bashkë do të na udhëheqë edhe në të ardhmen. Ne mund të jemi të ndryshëm, por kauzën tonë do të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK’së ka thënë se në protestën e radhës do të ketë më shumë qytetarë dhe më të vendosur.

“Ata që po vendosin për Kosovën nuk janë të dinjitetshëm”, ka thënë ai.

“E kanë kërkuar votën për zero korrupsion. Na kanë premtu se energjia do të jetë më e lira në rajon. Na kanë premtu shëndetësi.. Na kanë premtu se përmes arsimit do të bëhemi kombi më i fuqishëm në rajon..”, ka thënë ai.

Fatmir Limaj: Do të protestojmë deri në largimin e Qeverisë që shkeli Kushtetutën

Kryetari i Nismas së Kosovës, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij para simpatizantëve të opozitës, ka thënë se nuk do të lejojnë që Kosova të qeveriset nga ata që shkelin Kushtetutën. Limaj i bindur ka vazhduar duke thënë se do të protestojnë deri në largimin e Qeverisë.

“Me 9 janar ne treguam një faqe të re të Kosovë. Po ashtu ne treguam mesazhin e qartë: Kosova nuk pranon që të qeveriset nga ata që shkelin kushtetutën”, ka thënë Limaj.

Ai gjatë fjalimit të tij ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët iu bashkuan thirrjes së tri partive opozitare që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

“Të gjithë ju që i jeni bashkuar protestës më lejoni të ju shpjer respekt dhe falënderim”, ka vazhduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button