iPhone 6S Plus është telefoni inteligjent më i fuqishëm i 2015-tës

AnTuTu ka publikuar klasifikimin e saj të telefonët më të fuqishëm të 2015-tës.

Duke shënuar mbi 132 mijë pikë, iPhone 6S Plus është mbreti i pakontestuar i performancës mobile sipas testimeve të AnTuTu.
Besojmë se kjo shifër vjen si rezultat i implementimit të grafikave të fuqishme në modelet e reja iPhone 6S dhe 6S Plus.
Proçesori Apple A9 përmban mbase grafikat më të fuqishme mobile aktualisht falë eksperiencës së kompanisë me iPad Pro.
Rivali më i afërt i iPhone 6S Plus është Huawei Mate 8 duke shënuar pothuajse 93 mijë pikë. Proçesori Kirin 950 dhe grafikat Mali-T880 i sigurojnë telefonit inteligjent në fjalë vendin e dytë në këtë rënditje.

Vendi tretë u posedua nga Meizu Pro 5 dhe arsyeja pse ka një avantazh ndaj rivalit më të afërt Galaxy Note 5 është ekrani me rezolucion full HD.

Kjo do të thotë se proçesori Exynos 7420 i njëjtë për të dy modelet duhet të përpunojë më shumë piksela në ekranin me rezolucion 2K të Galaxy Note 5 duke reduktuar kështu performancën.
iPhone 6 Plus zë vendin gjashtë përpara OnePlus 2. Ndërkaq listën e mbyll telefoni Android i Google, Nexus 6P me një rezultat 78,381 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button