Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar se, muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës dhe që sipas tij, do të jetë kryetari i PDK–së Hashim Thaçi, raporton RTV Dukagjini.
I pyetur nëse, do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, Mustafa ka thënë se, të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen.
Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”.
Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së.