Site icon PORTALB

Barcelona ka gati ofertë për Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia, pas përfundimit të këtij sezoni. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në “Mestalla”, duke bërë që të kërkohet nga një prej klubeve më të mëdha në botë.

Barcelona e konsideron Mustafin si objektiv për transferim në repartin defanziv, raporton “AS”. Kjo nuk është hera e parë që Mustafi përmendet si përforcim i mundshëm i gjigantit katalan. Ai ka qenë i lënduar së fundmi por prapë vlerësohet nga kampioni i La Ligës.

Exit mobile version