Pop këngëtarja Cheryl Cole ishte shumë pranë largimit nga detyra si imazh i kompanisë kozmetike “L’Oreal”.
Por uelesiania Adele raportohet se ka refuzuar ofertën e francezëve për të zëvendësuar kolegen e saj, ofertë kjo e cila besohet se kap vlerën e 12 milionë funteve.
Fituesja e çmimit Oskar, raportohet se ishte në bisedime me “L’Oreal” për të qenë imazh i kësaj kompanie, në të cilën më parë kishin qenë edhe Penelope Cruz, Eva Longoria dhe Jennifer Lopez.
“L’Oreal ishte në bisedime me Adele dhe gjërat dukeshin mirë por në momentin e fundit ajo i tha jo ofertës së tyre”, ka deklaruar një burim.