Site icon PORTALB

Burkina Faso, sulm ndaj hotelit që shfrytëzohej nga personeli i OKB-së

Burkina Faso

Persona të armatosur sulmuan një hotel që shfrytëzohej nga personeli i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shtetasve të huaj në Ouagadougou, kryeqytetin e shtetit afrikan Burkina Faso, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë deklaruan se para hotelit “Splendid” rreth orës 19:30 kanë shpërthyer dy autobomba.

Sulmuesit e maskuar, pas shpërthimit, hynë në hotel, pas së cilës u dëgjuan të shtëna midis sulmuesëve të armatosur dhe forcave të sigurisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, në hotel kishin hyrë tre ose katër sulmues, duke shtuar se nga hoteli dëgjoheshin të shtënat, kurse para hotelit po digjej makina.

Ende nuk ka asnjë informacion për viktima të mundshme.

Përndryshe, hoteli “Splendid” ndodhet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar.

Exit mobile version