Site icon PORTALB

Degjenerimi i moralit

Musli Ferati

Musli Ferati

Morali si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social, parasheh që të respektohet personaliteti i cdo individi, megjith fërkimet dhe ambiciet impulsive, që përcjellin aktivitetin e përditshëm të çdo njeriu apo grupacioni të caktuar njerëzor.

Me që parimet e sjelljes prosociale janë zvetënuar deri në dimenzione antisociale, që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot, duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare sociale.

Në këtë drejtim ambienti shoqëror ka pësuar, duke rënë në vorbullën suicidale, ngase vlerat janë bërë antivlerë, dituria pengesë, ndershmëria naivitet dhe mirësjellja cmenduri. Komparacioni i fundit është ai ogurzi që gjithë këtë sociogramë mortore e nxit dhe e pëforcon deri në parametrat apokaliptike. Ndaj edhe piknisja e zbërthimit të këtij lëmshi shfarosës duhet të jetë refundimi adekuat dhe profesional i sistemit edukativo-arsimor.

Pa instalimin dhe zbatimin e një programi funkcional edukativ dhe arsimor nëpër shkollat dhe universitetet tona gjithandej, të gjitha përpjekjet politike dhe juridike, edhe me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtar, do të kenë efektin simbolik, tranzitor dhe formal. Masat dhe ndërhyrjet esenciale në edukimin, kultivimin dhe ndërtimin e një personaliteti me kredibilitet të ndërgjegjëshëm, janë ajo platformë fundamentale, që kësaj shoqërie të shkallmosur nga korupcioni, papërgjegjësia dhe diskriminimi i siguron një ardhmëri shpresdhënëse.

Exit mobile version