Trafiku në rrugët magjistrale të vendit zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit, Krushevë dhe Pletvar, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAAM).
Rekomandohet mbajtja e obligueshme e pajisjeve dimërore, vozitje tejet e kujdesshme, shpejtësi e adaptuar, respektim i sinjalizimit rrugor dhe planifikimi i udhëtimit sipas kushteve atmosferike.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, për nesër priten reshje më intensive të cilat gjatë ditës duke filluar nga veriu, do të kalojnë në dëborë.