Site icon PORTALB

Albin Kurtit e Albulena Haxhiut u ndërpritet arresti shtëpiak

Albin Kurti

Albin Kurti

Gjykata e Apelit e Kosovës, të premten, më 15 janar 2016, ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor 2015 dhe me 6 janar 2015.

Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.

Exit mobile version