Site icon PORTALB

Gaz lotsjellës në një takim komunal në Serbi (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike në Beloj Crkvi, Serbi, Zhelko Crnogorac ka thënë se ndaj asamblistëve të kësaj partie dhe të Partisë liberale të Vojvodinës (LSV), është hedhur gazi lotsjellës me qëllim që ata të mos marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit komunal.

Crnogorac ka shtuar se pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme e ka penguar sigurimi e polica nuk ka përfillur kërkesat e tij për ndihmë.

SNS, partia e Vuçiqit, që është në opozitë në këtë qytet, i ka quajtur të pasakta këto njoftime, raporton B92, transmeton Koha.net, dhe ka shtuar se është partia SNS ajo që është sulmuar.

Për shkak të këtij incidentit, Crnogorac i ka thënë se lideri i SNS – së Aleksandar Vuçiq menjëherë duhet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Exit mobile version