Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: Gruevski do të rikandidohet për kryeministër

Koordinatori i grupit, parlamentari i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka konfirmuar përmediat se Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE ka mbështetur vendimet e Nikolla Gruevskit në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 24 prillit, si dhe vendimin që ai në zgjedhjet e ardhshme të jetë kandidat për kryeministër i VMRO-DPMNE-së, si dhe drejtues i fushatës zgjedhore.

Dimovski ka thënë për mediat se partia e tij nuk ndjehet e shqetësuar se Prokurorja Speciale do mund të ngrejë ndonjë aktpadi kundër Gruevskit gjatë periudhës, përderisa ai nuk do të jetë kryeministër.

Sipas Dimovksit ka ardhur koha që partitë t’i lënë anash interesat e tyre partiake dhe të përqendrohen në atë që shumica e qytetarëve e presin nga politikanët.

Exit mobile version