Site icon PORTALB

Vanhojte optimist se sot do të zgjidhen edhe dy pikat e fundit të marrëveshjes

Piter Van Hojte, Klubi i Deputetëve - Shkup

Lehtësuesi belg Piter Vanhojte para takimit të sotëm në mes grupeve të punës në Klubin e deputetëve shprehu optimizëm duke thënë se shpreson se sot do të zgjidhen dy çështjet e mbetura nga Marrëveshja e Përzhinos, raporton Portalb.

“Presim se do të ketë bashkëpunim konstruktiv mes partive politike. Mendojë se këto bisedime do të jenë më të mira se ato paraprake. Sot do ta japim maksimumin që eurokomisari Johanes Han, nesër të sjell përfundimin e tij”, tha Vanhojte.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Vanhojte deklaroi se po punojnë që të mundësohen zgjedhje fer dhe demokratike, dhe se nuk dyshon se kryeministri Nikolla Gruevski do ta kryejë obligimin dhe do të jap dorëheqje.

Exit mobile version