Site icon PORTALB

Talentet e Shkupit përgatiten në Dojran

Gjeneratat e reja të FC Shkupi

Gjeneratat e reja të FC Shkupi

Kryesia e FC Shkupi ka siguruar përgatitjet cilësore edhe për grupmoshat e reja, të cilët tani më kanë udhëtar për në qendrën sportive “Istatov” të Dojranit, ku vite me radhë kalojnë fazat përgatitore.

Faza përgatitore që do të zgjasë së paku shtatë ditë, ka grumbulluar dy gjenerata. Janë fëmijët e grupmoshës U-15 dhe U-16, të cilat udhëhiqen nga dy trajnerët, Jeton Musliu dhe Erkan Murseli, ndërsa së bashku me ta është edhe trajneri i portierëve Alisa Vishi.

Derisa talentet e ardhshme të FC Shkupi do të qëndrojnë në Dojran, tani më janë rezervuar dhe miqësore, ku të shtunën do të jetë ndeshja e parë miqësore, ndërsa për kundërshtarë do të jetë Akademia e futbollit të Maqedonisë U-16, ndërsa dueli i dytë është planifikuar të jetë kundër skuadrës së fortë nga Serbia, OFK Beograd. /Portalb/

Exit mobile version