Shoqëria maqedonase nga Tirana “Ilinden”, bashkë me degën për Gollobërdë, ka parashtruar kërkesë, këtë herë deri te përfaqësuesit më të lartë të pushtetit dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë, për organizimin e mësimit në gjuhën maqedonase në nëntëvjeçaren “Dhjetë Heronjtë” të fshatit Trebishtë, zona Gollobërdë, njofton Portalb.
Kërkesën e kanë parashtruar te kryetari i shtetit, Bujar Nishani, kryeministri, Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministresha e Arsimit, Lindita Nikola, kryetarja e Komitetit për Minoritete, Konstantina Bezhani, avokati i popullit, Igli Totozani, por edhe deri te komisarja për mbrojtje nga diskriminimi, Irma Baraku.
Në këtë shkollë, por edhe në të gjithë zonën e Gollobërdës, mësimi në gjuhën maqedonase është zhvilluar deri në vitin 1949. /Portalb