Site icon PORTALB

Vazhdojnë bisedimet në Klubin e deputetëve

Piter Van Hojte, Klubi i Deputetëve - Shkup

Grupet e punës të përbëra nga përfaqësues të katër partive politike do të takohen sot, ora 14:30, në Klubin e deputetëve për të vazhduar me bisedimet në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos, raporton Portalb.

“Rregullorja për metodologjinë e udhëheqjes dhe azhurimit të Listës zgjedhore dhe Rregullorja për metodologjinë për qasje të plotë, ndryshimin dhe fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore, si dhe verifikimin në terren për azhurimin e të njëjtës”, janë tema mbi të cilat do të diskutohet në mes grupeve punuese, njoftojnë nga zyra lehtësuesit Piter Vangojte.

Takimet do të vazhdojnë derisa nuk arrihet marrëveshje për temat e mësipërme./Portalb

Exit mobile version