Site icon PORTALB

Dy kosovarë pranojnë se ishin luftëtarë të “Al-Nusras”

ISIS - ilustrim

Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, të cilët po akuzohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës “Al-Nusra”, kanë pranuar fajësinë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Koha Ditore shkruan se ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë muajin e kaluar. Gjatë seancës fillestare, të dy të akuzuarit kanë thënë se janë të vetëdijshëm për veprimet që i kanë bërë, sado që vullnetarisht ishin larguar nga Siria, duke mos u pajtuar me rrjedhat brenda kësaj organizate. I akuzuari Livoreka është banor i komunës së Kaçanikut, kurse Behluli banor i komunës së Ferizajt.

“E pranoj fajësinë, pa presion, me vullnet dhe në konsultim me avokatin”, ka thënë Livoreka, pas leximit të aktakuzës. Njësoj është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Behluli.

Të dy avokatët e të akuzuarve kërkuan që gjykata t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese ndaj tyre me rastin e shqiptimit të dënimit.

Exit mobile version