Për shkak të mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor GradskoNegotinëDemir Kapi është zvogëluar prej 30 deri 50 metra, ndërsa në aksin rrugor Dellçevë -Makedonska Kamenicë prej 50 deri 100 metra.
Lidhja Automoto e Maqedonisë sot në mëngjes informon se në të gjitha rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.