Site icon PORTALB

Ligji për amnisti, familjarët kundër listës së presidentit për falje

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Familjarët e të dënuarve të cilët nuk janë përfshirë në listën e amnistisë së presidentit Ivanov, dje protestuan para burgut të Idrizovës. Familjarët akuzuan se në listën e 174 të amnistuarve gjenden të dënuar për vrasje, pedofili dhe njerëz të cilët kanë bërë mashtrime doganore. Familjarët kërkuan shkurtim të dënimit ose lirim të atyre të cilët janë në fund të burgimit, përveç atyre të cilët janë të dënuar për dhunim, vrasje, pedofili dhe terrorizëm, njofton Alsat M.

“Pritjet tona nga ky pushtet janë të qarta. Domethënë amnisti nuk mund të ketë për njerëz që nuk janë të kyçur në parti dhe ata që nuk janë në gjendje të paguajnë 2000-5000 euro , që të figurojnë në listën e personave të falur nga presidenti Ivanov”, theksoi aktivistja, Meri Nikollova.

Exit mobile version