Site icon PORTALB

Prej sot në grevë të burgosurit dhe familjarët e tyre

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Siç njoftohet nëpër rrjetet sociale, prej sot të burgosurit nëpër të gjitha burgjet ne Maqedonisë do të fillojnë grevën. Sipas organizatorëve që e njoftuan ngjarjen, greva do të zhvillohet nga ora 14 deri në orën 18.

Arsyeja për revoltën e tyre është, siç thonë ata, falja e pedofilëve, përdhunuesve dhe vrasësve nga presidenti Ivanov, ndërsa në burg ende qëndrojnë njerëzit e pafajshëm apo ata të cilët nuk kanë kryer krime.

Të burgosurit do të bëjnë grevë në burgje, ndërsa familjet e tyre do të vendosin tenda, të cilët do të qëndrojnë derisa kërkesat e tyre nuk plotësohen. Sipas organizatorëve, greva është edhe për shkak të kushteve çnjerëzore nëpër burgje, dhe kërkojnë edhe ligjin për amnisti me procedurë urgjente.

Exit mobile version