Site icon PORTALB

Malinka Ristevska Jordanova: Dorëheqja e Gruevskit i hap rrugë zgjidhjes së krizës

Malinka Ristevska Jordanova

Malinka Ristevska Jordanova

Ata që duhen të jenë të brengosur prej mesazheve të qarta të tre eurodeputetëve janë politikanët kurse jo qytetarët.
Kjo u theksua nga drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova në emisionin “10 Minuta”. Sipas saj, Mesazhet e tyre ishin zbatimi i përpiktë i marrëveshjes së Përzhinës dhe zgjedhjet e lira. Ajo tha se dorëheqja e Gruevskit jo vetëm në mënyrë simbolike por edhe realisht mund ta ndryshojë parimin e përgjegjësisë politike, për të cilën obligohen të gjitha partitë politike.

“Nuk është paraparë rastësisht ajo pikë në marrëveshje. Ajo është prodhim i ndonjë kompromisi që është bërë ndërmjet partive politike dhe në fund të fundit është edhe marrja e përgjegjësisë politike për gjithë situatën. Asgjë nuk ndërron brenda natës. Por në këtë moment dhe për këto zgjedhje kjo është shumë e rëndësishme”, tha Malinka Ristevska Jordanova, Drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane.

Ristovska-Jordanova mendon se marrëveshja e Përzhinës do të jetë e suksesshme nëse pas zgjedhjeve partitë i’a japin dorën njëra – tjetrës.

Videon e plotë mund ta gjeni këtu.

Exit mobile version