Redaktori i deritashëm i servisit publik RTVM Goran Petreski është kryeredaktor i ri i gazetës ”Vest” mëson Nova nga burime brenda redaksisë.
Gazetarët me të cilët është kontaktuar thonë se mëngjesin e sotëm ai është paraqitur në redaksinë e “Vestit” dhe është prezantuar nga menaxhmenti para kolegëve. Muajin e kaluar skadoi marrëveshja e Goran Mihajllovskit, themelues i “Vestit” që ishte redaktor i saj që nga themelimi.
MPM nuk ka vazhduar kontratën me të, ndërsa gjithë redaktorët kanë konkurruar në këtë pozicion, ndërsa menxhamneti ka vendosur për Petreskin.