Site icon PORTALB

Bëhuni gati, gjatë vikendit reshje të borës!

Moti sot

Reshje të dëborës dhe temperatura nën zero, paralajmërojnë meteorologët e faqes së internetit për motin “Accuweather”, transmeton Portalb.

Ata kanë paralajmëruar se do të ketë reshje të dëborës gjatë periudhës së vikendit.

Nga Qendra Meteorologjike e Maqedonisë thonë që do të jetë mot me vranësira mesatare, ndërkaq do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërkaq në vendet më të larta malore do të ketë reshje të dëborës.

Në periudhë më të gjatë, meteorologët parashikojnë që javën e ardhshme, të bien ndjeshëm temperaturat. /Portalb

Exit mobile version