Tetovë, pas dëmeve nga erërat e forta, Arifi thirri Shtabin për Menaxhim me Kriza

Si pasojë e erërave të forta të shkaktuara gjatë natës, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi njëherit edhe Kryetare e Shtabit për Menaxhim me Kriza të Komunës së Tetovës, sot thirri mbledhje të këtij shtabi.

“Nga raportimi i anetarëve të Këshillit Emergjent u konstatua që: Paraqitjet e para të njerëzve për intervencë në Njësinë kundër zjarrit  kanë filluar në orën 5:45 të mëngjesit. Intervenimi i Njësisë kundër zjarrit kanë qenë i menjëhershëm. Paraqitja e dëmeve në SPB-Tetovë ka filluar në orën 6 të mëngjesit.
Nga raporti i dy institucioneve rezulton që janë dëmtuar gjithsej: 7 objekte dhe 5 makina. Fatmirësisht nga dëmet e shkaktuara, lëndime në njerëz nuk ka pasur. Komisioni për konstatimin e dëmeve pranë këshillit komunal bashkë me 3 ekspertë shtesë të angazhuar do të dal në terren për vlerësimin e dëmeve.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Lexo më shumë: Tetovë: Era e fortë shkakton dëme (foto)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button