Site icon PORTALB

Çfarë lidhje ka statusi në FB për Belizen me qytetarët?

[Recension: FOTO: Zëdhënësi i Zaevit, Shilegov, me tallje për natën e buzmit]

Ky tekst është shkruar me një qëllim të vetëm që të njolloset zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Me këtë rast, shfrytëzohet statusi i tij në Facebook dhe prej tij nxirret teza se Shilegovi për natën e buzmit është tallur me qytetarët, që nuk është e saktë.

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Zëdhënësi i Zaevit, Shilegov, me tallje për natën e buzmit

Data dhe koha e publikimit: 6.12. 2016, 20:27

Data e recensionit: 08.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

BARAZI NDËRMJET VMRO-DPMNE-SË DHE QYTETARËVE

Artikulli bazohet vetëm në postimin e Shilegovit në Facebook dhe prej tij bëhet konstruksion ku ai paraqitet në dritë negative.

“Zëdhënësi i Zoran Zaevit edhe në natën e buzmit tregoi mosrespekt të plotë ndaj qytetarëve të cilët sonte janë të mbledhur nëpër familje për natën e buzmit.

Shilegovi duke u tallur në natën e buzmit, nëpërmjet profilit të tij në Facebook tregoi mosrespekt të plotë ndaj të gjithë të krishterëve.”

Mirëpo, çfarë lidhje ka statusi i përmendur i Shilegovit: “Thehet buka… Në Belize.”? Asnjë lidhje! Po, statusi është tallës, mirëpo porosia nuk u drejtohet qytetarëve të Maqedonisë, e aq më pak mund të thuhet se u është drejtuar të “gjithë të krishterëve”!

Postimi i Shilegovit është adresuar në vend tjetër – në adresë të partisë në pushtet. Më saktë, deri te disa funksionarë të VMRO-DPMNE-së. Dhe nuk mund të përgjithësohet se u drejtohet të gjithë të krishterëve! Shilegovi është politikan dhe nuk ka asgjë të keqe, e aq më pak mund të konsiderohet për mëkat nëse është ka bërë shaka me kundërshtarët e tij politikë.

Nga ana tjetër, vetëm nga statuset në Facebook nuk bëhet teksti. Kjo nuk është gazetari.

Exit mobile version