Site icon PORTALB

“Dolce & Gabbana”, veshje për gratë myslimane (FOTO)

Marka luksoze e modës “Dolce & Gabbana” ka sjellë diçka ndryshe, duke shmangur modelet seksi për diçka më modeste. Marka e famshme ka krijuar një koleksion të veçantë me veshje myslimane.

Për herë të parë, dizanjeri Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë lëshuar një koleksion “hijabs dhe abayas”, veshje deri në kyçe dhe me shami, të cilat kanë si synim myslimanet në Lindjen e Mesme.

Lindja e re e veshjeve është prezantuar këtë javë në Arabi. Nuk është hera e parë që “Dolce & Gabbana” frymëzohet nga traget-grupe të veçanta.

Koleksioni ka dalë në shitje këtë muaj dhe gjendet në të gjithë butikët e markës së njohur në Lindjen e Mesme si dhe në dyqane të zgjedhur në Paris, Londër, Milano dhe Mynih.

Exit mobile version