Site icon PORTALB

Khan zgjedh Ronaldon para Messit

Oliver Khan

Oliver Khan

Legjenda e Bayern Munichut, Oliver Khan ka thënë se Cristiano Ronaldo do ta fitojë edhe këtë edicion Topin e Artë.

Ai tha se Ronaldo ka shënuar më shumë gola se Messi dhe vet ai ka thënë se është më i miri në botë.

“Gara do të jetë në mes të Messit dhe Ronaldos, i cili ka shënuar sërish gola më shumë. Mendoj që sërish do të fitojë Ronaldo, i cili thotë se është më i miri”, tha Khan gjatë një interviste për Fifa.com.

“Barcelona fitoj Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventus ishte finalist. Është çështje se kush shënon gola më shumë. Jo vetëm në Evropë, por as në botë nuk është kuptuar mirë se çfarë dallimi bëjnë golat”.

Exit mobile version