Site icon PORTALB

Interi fiton, shënon edhe portieri i Livornos (Video)

Pamje nga ndeshja Inter - Livorno

Pamje nga ndeshja Inter - Livorno

Inter ka shënuar fitore si vendas në kuadër të xhiros 12-të të Serie A. Skuadra ‘nerazurre’ ka triumfuar para shikuesve të vetë në ‘Giussepe Meazza’ ndaj Livornos me rezultat minimal prej 2:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje si për ironi të fatit e shënoi portieri i Livornos, Bardi, i cili mposhti portën e vetë në minutën e 30-të të kësaj sfide.

Megjithëse te dyja ekipet në vazhdim të ndeshjes u munduan të realizonin, rrjetat heshtën deri në kohën shtesë, kur për vendasit golin e dytë dhe të fitores me rezultat prej 2:0 e realizoi mbrojtësi Nagatomo.

Në këtë takim fushës së gjelbër pas gjashtë muajve i është rikthyer kapiteni Javier Zanetti, i cili ka qenë i lënduar. Argjentinasi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, është pritur me duartrokitje nga tifozët, derisa Interit i ka dhënë freski në minutat e fundit.

Pas këtyre tre pikëve të reja, Inter zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 25 pikë, ndërsa Livorno mbetet në vendin e 14-të me 12 pikë.

Exit mobile version