Site icon PORTALB

Një grua hidhet nga kati i shtatë

Policia shqiptare

Policia e Shqiperisë

Një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.13, Sektori Hekurudha, është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon një grua e moshës 46- vjeçare.

Viktima me iniciale M.K., si pasojë e lëndimeve ka vdekur menjëherë.

Noa.al mëson se gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte me të ëmën e moshuar.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vetëflijimi është bërë në gjendje të rënduar depresive, ndërsa nuk dihen detaje të tjera, për shkak se nëna e viktimës, ndodhet në gjendje shoku.

Exit mobile version