Site icon PORTALB

Autoshkollat në protestë përpara Qeverisë kundër vendosjes së kamerave (VIDEO)

Autoshkolla - Protest

Një numër i madh i autoshkollave, sot kanë protestuar para Qeverisë së Maqedonisë për shkak, siç thonë ata, ligjin e ri për autoshkolla, gjegjësisht vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, njofton A1on, transmeton Portalb.

Sipas tyre inçizimi i kandidatëve përderisa e bëjnë trajnimin, është e cenon privatësinë e qytetarëve dhe njëkohësisht paraqet harxhim të madh për kompanitë.

Përfaqësuesit e autoshkollave rreth një orë kanë protestuar përpara Qeverisë, ndërkaq në fund në shenjë revolte me boria të automjeteve e kanë përfunduar protestën.

Exit mobile version