Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë
Është legjenda e muzikës David Bowie që ndërroi jetë sot.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi djali i tij përmes rrjetit social Twitter, ndërkaq kult artisti Bowie njihet si një yll i papërshkrueshëm i tingujve muzikor, transmeton Klan Kosova.
Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë.
Si një ndër hitet e tij më të popullarizuara ishte ai i vitit 1983 ‘’Let’s Dance’’ por që nuk mbetet i vetëm.
David Bowie nuk kaloi edhe shumë ditë teksa ai me 8 janar festoi edhe ditëlindjen e 69 duke publikuar edhe albumin e tij ‘’Blackstar’’. për të cilin Rolling Stone e komentoi si kryevepra më e mirë rebeluese anti-pop e Bowie’t që nga vitet e 70’ta.
Këngëtari njëherit edhe tekstshkruesi u rikthye në skenë pas albumit ‘’The Next Day’’ album ky i lansuar në vitin 2013 pash një pushimi 10 vjecar, transmeton Klan Kosova.
Albumi fundit tashmë nga legjenda David Bowie u konsiderua si tejet magjik e që përmban një total prej 7 këngësh.
- “Blackstar”
- “‘Tis a Pity She Was a Whore”,
- “Lazarus”
- ”Sue Or in a Season of Crime”
- “Girl Loves Me”,
- “Dollar Days”,
- “I Can’t Give Everything Away”.