Ndërroi jetë legjenda e muzikës David Bowie (Video)

Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë

Është legjenda e muzikës David Bowie që ndërroi jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi djali i tij përmes rrjetit social Twitter, ndërkaq kult artisti Bowie njihet si një yll i papërshkrueshëm i tingujve muzikor, transmeton Klan Kosova.

Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë.

Si një ndër hitet e tij më të popullarizuara ishte ai i vitit 1983 ‘’Let’s Dance’’ por që nuk mbetet i vetëm.

David Bowie nuk kaloi edhe shumë ditë teksa ai me 8 janar festoi edhe ditëlindjen e 69 duke publikuar edhe albumin e tij ‘’Blackstar’’. për të cilin Rolling Stone e komentoi si kryevepra më e mirë rebeluese anti-pop e Bowie’t që nga vitet e 70’ta.

Këngëtari njëherit edhe tekstshkruesi u rikthye në skenë pas albumit ‘’The Next Day’’ album ky i lansuar në vitin 2013 pash një pushimi 10 vjecar, transmeton Klan Kosova.

Albumi fundit tashmë nga legjenda David Bowie u konsiderua si tejet magjik e që përmban një total prej 7 këngësh.

  1. “Blackstar”
  2. “‘Tis a Pity She Was a Whore”,
  3. “Lazarus”
  4. ”Sue Or in a Season of Crime”
  5. “Girl Loves Me”,
  6. “Dollar Days”,
  7. “I Can’t Give Everything Away”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button