Site icon PORTALB

Nishani: Maxhoranca nuk i ka votat, do korruptojë deputetët

Bujar Nishani

Bujar Nishani

Presidenti i Reopublikës, Bujar Nishani është shprehur se ndaj tij ka nisur një fushatë për ta shfaqur në publik se është kundër Reformës në Drejtësi. Gjatë një interviste për Panorama kreu i shtetit theksoi se ai ka qenë një ndër nismëtarët e nisjes së reformës në drejtësi që në 2014-ën, kur uli në tryezë palët dhe ekspertët e Komisionit të Venecias.

Nishani ka renditur disa arsye pse Reforma në Drejtësi duhet të diskutohet në nivel politik dhe jo nga ekspertët. Sipas tij nuk mund t’u japin zgjidhje problemeve të ngritura nga Komisioni i Venecias.

Ndër të tjera Nishani ka paralajmëruar një skenar që maxhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. “Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e maxhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer?Do të merren nga deputetët të veçantë të opozitës?Si do të merren?Përmes korruptimit të tyre? A mund të shërohet sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit? Pra kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”, shprehet Nishani.

Exit mobile version