Site icon PORTALB

Ermali i trishtuar: Ndoshta një dite do të jemi bashkë

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi në një fotografi të postuar në “Facebook”, tregon miqtë e tij të ‘The SHBLSH’ dhe shpreson që ata të bashkohen sërish një ditë.

Ai ka postuar në llogarinë e tij dhe një fytyrë të trishtuar, ku mundohet të tregojë sesa shumë i mungojnë miqtë e tij.

Ata u bënë të famshëm në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, me humorin cilësor që sollën kur ishin grupi “The SHBLSH”. Batutat e tyre për një kohë të gjatë përdoreshin nga njerëzit duke u bërë pjesë e fjalorit të ditës.

Sot, ky grup nuk ekziston më. Ai është shpërbërë. Ermal Mamaqi, ishte i pari që e la grupin, e tani pas tij edhe Gent Zenelaj. I fundmi i “The SHBLSH”-it ka mbetur Julian Deda, djali i aktorit të madh Zef Deda, por pa dyshen tjetër, zor se mund t’ia dalë mbanë si dikur kur ata ishin tre, ose “The SHBLSH”. Pikërisht këto gjëra ka pasur sot parasysh Ermal Mamaqi, kur ka lëshuar një mesazh për lexuesit: “Ndoshta një dite do të jemi përsëri bashkë”.

Exit mobile version