Site icon PORTALB

Metodat kundër dhimbjes së dhëmbit

Dhimbje e dhëmbit

Dhimbje e dhëmbit

Dhimbja e dhëmbit është një nga dhimbjet më të padurueshme në trupin e njeriut dhe sigurisht asnjëri nga ne nuk do të dëshironte ta ndjente atë.

Në rast se ju dhemb dhëmbi në orët e vona të natës, atëherë përdorni këto metoda kundër dhimbjes:

*Hudhra

Vendosni hudhër me pak kripë në dhëmbin e sëmurë. Ajo do ta qetësojë dhimbjen, pasi hudhra është ilaçi më efikas shtëpiak, që shfrytëzohet kundër dhimbjes së dhëmbit.

*Akulli

Vendoseni akullin tek dhëmbi që ju dhëmb dhe provoni ta shtypni atë. Në këtë mënyrë do të qetësohet dhimbja, pasi akulli do të mpijë nervat.

Exit mobile version