Site icon PORTALB

Luftoni kancerin e zorrës së trashë në këtë mënyrë

Qeliza kancerogjene - ilustrim

Kanceri i zorrës së trashë është një nga kancerët më të zakonshëm tek meshkujt dhe femrat. Por, sipas një studimi të ri, ky lloj kanceri pritet të mos jetë më problem. Kjo pasi që është zbuluar se në vajin e kokosit gjendet një përbërës aktiv anti-kancer që premton shumë.

Ky përbërës quhet “acidi laurik”, dhe sipas studimit të publikuar në revistën “Cancer Research”, studiuesit nga Universiteti Adelaide kanë zbuluar se ky komponent shkatërron 90% të qelizave të kancerit vetëm pas dy ditë trajtimi. Studimi citon gjithashtu se acidi laurik ndikon në vdekjen e qelizave të kancerit. Për këtë studim, u përdorën minjtë, ku u demonstrua se acidi laurik shkakton vdekjen e qelizave të kancerit në zorrë. Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë, potenciali që ka treguar ky vaj është i mahnitshëm.

Exit mobile version