Site icon PORTALB

Nga dashuria e ndaluar izraelito-palestineze del libri më i shitur

Një libër me histori dashurie në mes një izraelite dhe një palestinezi është ranguar në vendin e parë në listën e librave më të shitur, kjo pasi që Ministria e Arsimit në Izrael e kishte refuzuar librin që të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.

Zyrtarët e arsimit refuzuan që libri “Borderlife” nga Dorit Rabynyan të jetë pjesë e librave shkollor sepse kishin frikë që mund t’i inkurajojë lidhjet në mes të myslimanëve dhe hebrenjve.

Mirëpo ky veprim i zyrtarëve të arsimit bëri që ky libër të ketë numër rekord të shitjeve.

Tashmë janë duke u diskutuar edhe për publikime jashtë vendit e madje ky libër po kërkohet që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.

Agjenti i Rabinyan, është shprehur se më shumë se 5 mijë kopje janë shitur për vetëm një javë, e ky është numër i madh për tregun e vogël izraelit.

“Mendoj që shitja e librit tim ëshët një demonstrim sepse nuk janë vetëm fansat e mi ata që po e blejnë Borderlife, por janë fansa të demokracisë izraelite”.

“Duke e blerë librin tim rikonfirmohet besimi i tyre në liberalizmin izraelit, në lirinë e zgjedhjes dhe të shprehurit”, është shprehur Rabynyan.

Ky libër është publikuar për herë të parë në vitin 2014, dhe është libër gjysmë-autobiografik e flet për një histori të një gruaje izraelite që bie në dashuri me një artist palestinez në New York. Mirëpo çifti ndahen menjëherë pasi që kthehen në vendlindjet e tyre.

Exit mobile version