Site icon PORTALB

Aleanca për shqiptarët: Rinia shqiptare fuqizon rolin tonë në politikë

Aleanca për shqiptarët

Mbrëmë në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur debat të hapur, ku janë shtruar shumë çështje që e brengosin shoqërinë dhe rininë shqiptare. Publiku nga afër pati rastin t’i drejtojë pyetje panelistëve si, Vesel Memedi, kryetar i RDK-së, Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së, Zenun Ismaili, sekretar gjeneral i RDK-së, si dhe Arben Taravari, poashtu sekretar general i LR-PDSH-së.

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se vendi ndodhet para një kaosi dhe degjenerimi të vërtetë të skenës politike, dhe për këtë arsye me të drejtë rinia ka humbur besimin te politikanët dhe politika në përgjithësi, por rinia nuk duhet të dorëzohet sepse pikërisht këtë e duan aktorët politik me qëllim që të vazhdojnë sundimin edhe për një periudhë të gjatë kohore.

“Rinia nuk duhet asnjëherë ti lë të qetë këta aktorë politik dhe për këtë arsye Aleanca për shqiptarët është në shërbim të kësaj rinie për të lundruar sëbashku nëpërmes këtij vërshimi kaotik që ka kapluar vendin në përgjithësi, drejt një ardhmërie të ndritur për kombin”, theksoi Memedi.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela theksoi se rinia është pjesa më vitale e kombit dhe ne duhet të kujdesemi fuqishëm për këtë rini që ta ruajm nga kontaminimi degjenerues i këtyre aktorëve politik që kanë uzurpuar skenën politike për një periudhë të gjatë kohore.

“Nëpërmes kësaj rinie, Aleanca për shqiptarët fuqizohet edhe më shumë në luatjen e rolit të stabilizimit apo destabilizimit të skenës politike, dhe këtë do ta dëshmoj në momentin kur do të marr legjitimitetin nga verdikti i popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, potencoi Sela.

Exit mobile version