Site icon PORTALB

Shoferi që barte emigrantë, është i pakapshëm për MPB-në

Refugjatë

Policia nuk e ka kapur ende shoferin e kamionit, i cili e braktisi automjetin me të cilin transportonte në mënyrë të paligjshme 33 emigrantë, të cilët do i zbriste në kufirin serb. I pikasur nga policia, drejtuesi ka braktisur automjetin, raporton Alsat-M.

Sipas të dhënave nga policia, bëhet fjalë për një 24 vjeçar, me inicialet XH.I. Mirëpo ky i fundit është i pakapshëm për policinë.

Bazuar në Kodin Penal, çdo person që transporton në mënyrë të paligjshme apo trafikon emigrantë, rrezikon nga 1 deri në 5 vjet burg. Në rast se emigrantët janë të mitur, vepra penale ndëshkohen deri në 8 vjet burg. Personi me inicialet XH.I nga Velesi, që organizonte këtë transport, sipas njoftimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Brendshme, e kishte blerë kamionin e tipit Mercedes vetëm 5 ditë më parë, dhe me sa duket, me qëllimin e qartë të transportimit të paligjshëm të refugjatëve.

Exit mobile version