Site icon PORTALB

Roma dhe Milani ndajnë pikët

Momenti gjatë golit për Romën

Momenti gjatë golit për Romën

Të parët në epërsi kaluan romakët, të cilët befasuan mysafirët që në minutën e katërt të takimit. Ishte mbrojtësi Antonio Ruediger që shënoi për 1:0 pas një harkimi të bukur nga Miralem Pjanic.

Rezultati i tillë mbeti deri në minutën e 50’të të pjesës së dytë, kur mesfushori i Milanit Juraj Kucka, barazoi gjithçka në këtë takim.

Më pas dy skuadrat kërkonin golin e fitores, por që nuk arritën t’i tundin portat kundërshtare.

Ky barazim, e lë Romën në pozitën e pestë në tabelë me 34 pikë, pesë më shumë se Milani që gjendet në pozitën e gjashtë me 29 pikë.

Exit mobile version